1009.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Një ushtri do të sulmojë Kabën dhe kur pushtuesit të arrijnë në Beida, i gjithë vendi do të fundoset dhe do ta gëlltisë të gjithë ushtrinë." I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Si do të fundosen të gjithë pa përjashtim, ndërkohë që mes tyre do të jenë tregjet e tyre (ata që janë marrë me tregti dhe jo si pushtues) si edhe njerëz të tjerë që nuk janë prej atyre?" Ai a.s. më tha: "Ata do të fundosen nga i pari tek i fundit, por do të ringjallen dhe do të gjykohen sipas qëllimeve që kanë pasur." (2118)
|