1011.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. doli jashtë ditën. As ai nuk më foli mua, as unë nuk i fola atij, derisa, kur arriti në tregun Benu Kajnuka, u ul në oborrin e shtëpisë së Fatimes dhe kërkoi djalin e vogël (nipin e tij Hasanin r.a.), por Fatimja e vonoi pak djalin brenda. Mendova se ajo, ose po ia ndërronte rrobat, ose po e lante. Pas pak djali doli duke vrapuar dhe, pasi e përqafoi dhe e puthi atë, Pejgamberi a.s. tha: "O Allah! Duaje atë dhe duaje këdo që e do atë." (2122)
|