1033.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Mos i shisni frutat e hurmave derisa të jenë të sigurta se nuk i dëmton gjë (kalben, u bie sëmundje etj.) dhe mos shisni hurma të freskëta me hurma të thata." Ndërsa Zejd Ibn Thabiti r.a. thotë: "Më vonë i Dërguari i Allahut a.s. e lejoi shitjen e frutave (hurmave) të pjekura në pemë me hurma të freskëta ose të thata (shitja Arija) dhe nuk e ka lejuar për asgjë tjetër këtë lloj shitje." (2183, 2184)
|