1323.
Xhabiri r.a. tregon: "Një burri nga ne i lindi një djalë të cilit ia vu emrin Kasim. Për këtë ensarët i thanë atij: "Ne kurrë nuk do të të thërrasim ty me emrin Ebul Kasim dhe ne kurrë nuk do të të kënaqim ty me këtë emër të nderuar.// Kështu ai shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, më ka lindur një djalë dhe ia kam lënë emrin Kasim, por ensarët më thanë se ata kurrë nuk do të më thërrasin me emrin Ebul Kasim dhe se kurrë nuk do të më kënaqin me këtë emër të nderuar." Pejgamberi a.s. i tha atij: "Ensarët e kanë bërë shumë mirë. Ua lini (fëmijëve tuaj) emrin tim, por jo lamjan (nofkë) time, pasi unë jam Kasim (Shpërndarës, Dhurues)." (3115)
|