1356.
Ibn Mesudi r.a. thotë se i Dërguari i Allahut a.s., i vërteti dhe i frymëzuari me të vërtetën ka treguar: "Një qenie njerëzore (lënda e krijimit të saj) mblidhet bashkë në mitrën e nënës për dyzet ditë, pastaj ajo shndërrohet në një copë gjaku të mpiksur po për kaq ditë, pastaj bëhet si një copë mishi (e shtypur me dhëmbë) po për kaq ditë. Pastaj Allahu dërgon një melek, i cili urdhërohet t'i shkruajë atij katër gjëra. Ai urdhërohet t'i shkruajë (krijesës së re) veprat, riskun, ditën e vdekjes dhe se a do të jetë i mjeruar a i bekuar (në Jetën e Pasosur). Pas kësaj, krijesës do t'i fryhet shpirti. Në këtë mënyrë, dikush nga ju mund të bëje vepra (të mira), derisa ndërmjet tij dhe Xhenetit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të liga, të cilat janë veti e banorëve të Zjarrit. Dhe (në të njëjtën mënyrë) dikush nga ju mund të bëjë vepra (të liga), derisa ndërmjet tij dhe Zjarrit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të mira, të cilat janë veti e banorëve të Xhenetit." (3208)
|