1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
›  1686 Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. dërgoi trupa kalorësie drejt Nexhdit. Kur u kthyen, ata sollën me vete një burrë nga fisi Beni Hanifa, të quajtur Thamama Ibn Uthal dhe e lidhën pas një shtylle në xhami. Pejgamberi a.s. shkoi tek ai dhe i tha: "Ç'ke (ç'mendon se do të të bëj), o Thumana?" Ai iu përgjigj: "Kam mendim të mirë, o Muhamed! Në qoftë se ti më vret mua, atëherë vret një njeri që ka hyrë në gjak (ka vrarë një njeri) dhe, në qoftë se më liron, atëherë ti do t'i bëje mirësi një njeriu falënderues e mirënjohës. Në qoftë se do pasuri, atëherë kërko ç'pasuri të duash." E lanë aty deri të nesërmen, kur erdhi Pejgamberi a.s.. Ai (a.s.) e pyeti: "Ç'ke o Thumana?" Iu përgjigj: "Atë që të thashë: në qoftë se më liron, atëherë ti do t'i bëje mirësi një mirënjohësi." Kështu, Pejgamberi a.s. e la atë aty deri ditën tjetër, kur e pyeti përsëri: "Ç'ke, o Thumana?" Ai iu përgjigj: "Kam atë që të kam thënë." Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Lirojeni Thumanën." Kështu, ai doli jashtë, shkoi në një kopsht hurmash afër xhamisë dhe u la (mori gusul), pastaj hyri përsëri në xhami dhe tha: "Eshhedu en laa ilahe il-lAllah ve eshhedu en-ne Muharneden resulullah - dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut! O Muhamed! Për Allah! Nuk kishte fytyrë në faqe të tokës më të urryer për mua sesa fytyra jote, por tani fytyra jote më është bërë fytyra më e dashur. Për Allah! Nuk kishte fe më të urryer për mua sesa feja jote, por tani feja jote më është bërë më e dashura. Për Allah! Nuk kishte qytet më të urryer për mua sesa qyteti yt, por tani qyteti yt më është bërë qyteti më i dashur. Kalorësit e tu më kapën ndërkohë që unë desha të shkoj për umre. Ç'mendon tani për mua?" I Dërguari i Allahut a.s. e përgëzoi atë dhe e urdhëroi të shkojë në umre. Kur arriti në Mekë, dikush e pyeti: " A je bërë sabi (ke ndryshuar fenë)?" Thumana iu përgjigj: "Jo, për Allah! Veç kam pranuar Islamin me Muhamedin, të Dërguarin e Allahut a.s.! Jo, për Allah! Asnjë e keqe sado e vogël qoftë, as sa një kokërr gruri, nuk do t'ju vijë juve nga Jemama, derisa Pejgamberi a.s. të japë leje për të"." (4372)