1948.
Enesi r.a. tregon se kishte një tas të Pejgamberit a.s. dhe tha: "I kam dhënë ujë të Dërguarit të Allahut a.s. në këtë tas më shumë se kaq e aq herë." Përcjellësi i dytë i hadithit vazhdon: "Tasi kishte përreth një unazë hekuri dhe Enesi deshte t'ia zëvendësonte atë me një unazë argjendi ose floriri, por Ebu Talha i tha: "Mos ndrysho gjë nga ç'ka bërë i Dërguari i Allahut a.s." Kështu Enesi e la atë siç ishte." (5638)
|