515.
Amr Ibn Taglib r.a. tregon se të Dërguarit të Allahut i sollën një sasi malli ose diçka tjetër dhe ai e ndau atë duke u dhënë disave e duke i lënë disa (pa u dhënë gjë). Më vonë i vjen lajmi se ata të cilët nuk morën gjë, e kishin qortuar. Kështu, ai (a.s.) falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë pastaj tha: "Em-ma ba'du. Për Allah! Unë mund t7i jap dikujt dhe mund të lë dikë tjetër, edhe pse ai të cilin e lë pa i dhënë gjë është më i dashur për mua, sesa ai të cilit i kam dhënë. Por unë u jap disa njerëzve, pasi e ndjej se ata nuk kanë durim dhe kënaqësi në zemër dhe i lë ata të cilët janë të duruar dhe të kënaqur me mirësinë dhe pasurinë të cilën ua ka futur Allahu në zemrat e tyre dhe njëri prej tyre është edhe Amr Ibn Taglib." Amri shton: "Për Allah! Ato fjalë të të Dërguarit të Allahut a.s. qenë më të dashura për mua sesa devetë më të mira tëkuqe." (923)
|