517.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u ngjit në minber dhe kjo qe mbledhja e fundit, në të cilën ai mori pjesë. Shpatullën e kishte të mbështjellë me një xhybe të madhe, ndërsa kokën e kishte mbështjellë me një fashë të vajosur. Kështu, ai a.s. e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: "O ju njerëz! Afrohuni tek unë." Kështu, pasi njerëzit u afruan dhe u grumbulluan rreth tij, ai a.s. tha: "Em-ma ba'du." Këtu e mbrapa kjo bashkësi e ensarë ve (ndihmuesit, banorët vendas të Medinës) do të vijë duke u pakësuar, ndërsa do të shtohen njerëzit e tjerë. Kështu pra, kushdo që do të bëhet sundues i pasardhësve të Muhamedit (a.s.) dhe ka fuqi për t'i bërë keq ose mirë ndokujt, atëherë ai duhet të pranojë të mirën nga mirëpunuesit prej tyre (Ensarëve) dhe të mos i vërë re gabimet e keqpunuesve prej tyre." (927)
|