633.
Ebu Dherri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Më erdhi një i dërguar nga Zoti im dhe më përgëzoi (duke më thënë) se, kushdo nga pasardhësit e mi që vdes duke mos i vënë në asnjë mënyrë shok Allahut në adhurim (duke adhuruar vetëm Allahun Një e të Vetëm), do të hyjë në Xhenet." E pyeta: "Edhe sikur ai të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur?" Ai (a.s.) më tha: "Edhe sikur të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur!" (1237)
|