636.
Kharixha Ibn Zejd tregon se Umm Alau r.a., një grua medinase, e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit a.s., i ka thënë: "Muhaxhirët (muslimanët e parë të shpërngulur nga Meka në Medine) u shpërndanë ndër ne me short dhe ne na ra Uthman Ibn Madh'un. Kështu, ne e morëm atë me ne në shtëpinë tonë. Më vonë ai vuajti nga një sëmundje prej së cilës edhe vdiq. Pasi vdiq dhe pasi e lamë dhe e veshëm me qefinat e vet, erdhi i Dërguari i Allahut a.s., ndërsa unë thashë, 'Mëshira e Allahut qoftë mbi ty o Ebu Saib! Dëshmia ime për ty është se vërtet ty të ka nderuar Allahu!7 Pejgamberi a.s. tha: "Ku e di ti se Allahu e ka nderuar atë?" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! E kë tjetër të nderojë Allahu?" Pejgamberi a.s. tha: "Nuk ka dyshim se atij tashmë i erdhi vdekja. Për Allah! Edhe unë i dëshmoj atij mirësinë. Për Allah! Nuk e di se ç'do të bëhet me mua edhe pse unë jam i Dërguari i Allahut." Ajo tha: "Për Allah! Kurrë pra nuk do të bëj be për përkushtim e pastërti (nga gjynahet etj.) për ndokënd!" (1243)
|