712.
Adij Ibn Hatim r.a. tregon: "Ndërsa isha me të Dërguarin e Allahut a.s., kur vijnë tek ai dy burra: njëri qahej për varfërinë e tij dhe tjetri ankohej për përhapjen e madhe të grabitjeve. I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Sa për vjedhjet dhe grabitjet, shpejt do të vijë një kohë, saqë karvani do të shkojë në Mekë (prej këtu në Medine) pa asnjë roje; ndërsa për varfërinë, nuk nuk do të bëhet Kiameti, derisa ndokush prej jush do të endet me lëmoshën e tij duke mos gjetur askënd që t'ia pranojë. Dhe, padyshim, çdonjëri prej jush do të qëndrojë përpara Allahut pa perde dhe pa përkthyes ndërmjet atij dhe Allahut. Allahu do ta pyesë atë: 'A nuk të dhashë pasuri?' Ai do të pohojë. Pastaj Allahu do ta pyesë më tej: 'A nuk çova tek ti të Dërguar?7 Përsëri ai do të pohojë, pastaj do të vështrojë nga e djathta dhe do të shohë vetëm Zjarr, pastaj do të vështrojë nga e majta dhe do të shohë vetëm Zjarr. Kështu pra, kijeni frikë Zjarrin dhe ruajeni veten prej tij duke dhënë qoftë edhe vetëm një gjysmë kokrre hurme (si bamirësi). Dhe, në qoftë se nuk gjeni një gjysmë kokrre hurme, atëherë (ju mund ta bëni një gjë të tillë duke i thënë vëllait tënd musliman) një fjalë të mirë e të këndshme/7 (1413)
|