720.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur një grua jep lëmoshë nga ushqimi (që ka në shtëpi) pa e prishur e dëmtuar atë, atëherë ajo do të marrë shpërblimin e saj për atë që ajo dha; edhe bashkëshorti i saj do të marrë shpërblimin e tij për çfarë ai ka fituar; po kështu edhe për ruajtësin e ushqimit do të ketë të njëjtin shpërblim. Shpërblimi i njërit nuk e pakëson aspak shpërblimin e tjetrit." (1425)
|