744.
Amr Ibn Harithi tregon pothuajse njësoj hadithin e kaluar (nr. 741/1462) të Zejnebit, bashkëshortes së Ibn Mesudit r.a., por këtu ajo shton: "Shkova te Pejgamberi a.s. dhe gjeta te dera një grua nga ensarit (që donte të pyeste) për një çështje si e imja. Aty pranë kaloi Bilali dhe ne i kërkuam atij që ta pyeste Pejgamberin a.s. nëse ishte e lejueshme për mua të shpenzoj për burrin tim dhe për jetimët nën kujdesin tim. Kështu (Bilali hyri brenda dhe) e pyeti për këtë Pejgamberin a.s., i cili tha: "Po dhe ajo do të ketë shpërblim të dyfishtë: Një për ndihmën ndaj të afërmve dhe një për dhënien e lëmoshës." (1466)
|