1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
›  750 Hakim Ibn Hizam r.a. tregon: "Njëherë i kërkova diçka të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai më dha. I kërkova së dyti dhe ai përsëri më dha; i kërkova së treti dhe ai sërish më dha, pastaj më tha: "O Hakim! Kjo pasuri është si një frut i freskët i ëmbël: kushdo që e merr atë pa lakmi, ai do të bekohet në të, ndërsa kushdo që e merr atë me makutësi, ai nuk bekohet në të; një njeri i tillë është ai njeri që ka, por që nuk ngopet e nuk kënaqet kurrë. Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që merr)." Pastaj i thashë të Dërguarit të Allahut a.s.: "(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë kurrë nuk do të pranoj më gjë prej askujt, derisa të ndahem nga kjo botë." Më vonë Ebu Bekri r.a. (në kalifatin e tij) e thirri Hakimin që t'i jepte atij pjesën që i takonte nga plaçka e luftës (si gjithë shokëve të tjerë të Pejgamberit a.s.), por ai nuk pranoi të merrte asgjë. Kështu e thirri edhe Umeri r.a. (gjatë kalifatit të tij) për të marrë hisen që i takonte, por ai nuk pranoi. Atëherë, Umeri r.a. tha: "O muslimanë! Ju kam dëshmitarë se unë ia ofrova atij pjesën që i takonte nga kjo plaçkë lufte, por ai nuk pranoi që ta merrte atë." Kësisoj, Hakimi, pas (betimit që i bëri) Pejgamberit a.s., kurrë nuk mori asgjë prej kurrkujt derisa vdiq. (1472)