757.
Umeri r.a. tregon: "Njëherë dhurova një kalë për hir të Allahut (në bamirësi), por ai njeri që ia dhashë kalin, nuk kujdesej për të. Desha t'ia blej pasi mendova se do ta shiste lirë, kështu që e pyeta Pejgamberin a.s. për këtë. Ai (a.s.) më tha: "As mos i blij dhe as mos i merr prapë lëmoshat që ke dhënë edhe në qoftë se do të ta shiste për një dirhem, sepse, ai që merr prapë atë që ka dhënë si lëmoshë, është si ai që lëpin atë që ka vjellë." (1490)
|