857.
Salimi tregon se Ibn Umeri r.a. gjithnjë gjuante te Xhemra e vogël (e para nga xhamia Haif) shtatë guralecë duke shqiptuar tekbir (Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi) në hedhjen e çdo guri. Pastaj ecte përpara derisa gjente një vend të rrafshët ku do të qëndronte i drejtuar nga Qabeja për një kohë të gjatë duke iu lutur Allahut me duar të ngritura. Pasi gjuante Xhemran e dytë (e mesit), ai merrte nga e majta diku në mes të vendit, ku qëndronte i drejtuar nga Qabeja. Aty qëndronte gjatë duke bërë dua me duar të ngritura. Pas kësaj hidhte guralecat tek Xhemra e madhe (e fundit) nga barku i luginës, por këtu nuk qëndronte. Pastaj largohej dhe thoshte: "Kështu e kam parë të vepronte Pejgamberi a.s." (1751)
|