971.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. erdhi në Medine dhe pa se çifutët e agjëronin Ditën e Ashnres. Ai a.s. i pyeti ata për këtë. Ata i thanë: "Është një ditë e mirë. Është dita në të cilën Allahu i shpëtoi Bijtë e Israilit nga armiku i tyre, kështu që Musa a.s. e agjëroi këtë ditë." Pejgamberi a.s. tha: "Unë kam më shumë të drejtë dhe mburrem më tepër sesa ju me Musain." Kësisoj Pejgamberi a.s. e agjëronte këtë ditë dhe i urdhëronte edhe të tjerët që ta agjëronin atë." (2004)
|