974.
Ebu Selema e pyeti Ebu Sa'idin r.a. për Natën e Kadrit. Ai i tha: "Hymë në Itikafme Pejgamberin a.s.. Mëngjesin e ditës së njëzetë Pejgamberi a.s. doli dhe na u drejtua duke thënë: "M7u njoftua data e Natës së Kadrit, për u bëra që ta harroj (ose e harrova), kështu që kërkojeni atë në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. (Në ëndërr) e pashë veten të bie në sexhde në ujë dhe në baltë (si shenjë treguese). Kështu pra, kush ka qenë me mua (Pejgamberin a.s.) në Itikaf, duhet të kthehet me mua (edhe për dhjetë ditë të tjera)." Kështu ne u kthyem përsëri. Ndërkohë nuk shihnim në qiell asnjë shenjë reje, kur papritur vjen një re dhe ra shi, derisa uji filloi të rrjedhë nga çatia e xhamisë e cila ishte me degë palmash hurme. Pastaj u vendosëm për falje dhe e pashë të Dërguarin e Allahut të binte në sexhde në ujë dhe në baltë, i pashë njollat e baltës në ballin e tij. (2016)
|