| 
                            
                            Kapitulli: 1002. Ç'thuhet për varjen e këmborëve dhe gjërave të ngjashme në qafën e deveve
                            
                            
                                     
                                         
                                        1289.  
                                            
                                        
                                        Ebu Beshir ensariu r.a. tregon: "Kam qenë me të Dërguarin e Allahut a.s. në disa nga udhëtimet e tij. (Një herë) kur njerëzit po flinin, i Dërguari i Allahut çoi një lajmëtar të shpallte ndër njerëz duke i urdhëruar: "Të- mos mbetet gjerdan apo çdo gjë tjetër në qafat e deveve pa u prerë." (3005) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |