| 
                            
                            Kapitulli: 1013. Lirimi i robërve të luftës
                            
                            
                                     
                                         
                                        1301.  
                                            
                                        
                                        Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Lironi robërit (e luftës), ushqeni të uriturit dhe vizitoni të sëmurët." (3046) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1302.  
                                            
                                        
                                        Ebu Xhuhejfa r.a. tregon se e ka pyetur Aliun r.a.: "A njeh ndonjë tjetër Frymëzim Hyjnor, përveç atij që gjendet në Librin e Allahut?" Aliu u përgjigj: "Jo, për Atë i Cili çan farën e grurit dhe krijon shpirtin! Nuk njoh ndonjë gjë të tillë, përveç aftësisë që Allahu mund t'ia dhurojë dikujt për të kuptuar Kuranin dhe atë që është shkruar në këtë kartë." E pyeta: "Ç'është shkruar në këtë kartë?" Ai më tha: "Rregullat e pagesës së gjakut, lirimi i robërve dhe gjykimin se muslimani nuk duhet të vritet për jomuslimanin." (3047) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |