1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1034. Taksa e xhizjes që u merret dhimmive dhe armëpushimi i përkohëshëm me armikun
›  1337 Tregohet se Umeri r.a. u shkroi letër banorëve të Basras një vit para se të vdiste: (Në të shkruhej) "Prishni çdo martesë të lidhur ndër mexhusët (zjarrputistët) ndërmjet të afërmve, me të cilët ndalohet martesa në Islam." Po kështu Umeri r.a. nuk u mori xhizje atyre, derisa Abdurr-Rrahman Ibn Aufi r.a. dëshmoi se i Dërguari i Allahut kishte marrë xhizje nga mexhusët e Haxherit. (3156, 3157)
URL:
›  1338 Amr Ibn Aufi, i cili ka qenë aleat i fisit Beni Amir dhe pjesëmarrës në luftën e Bedrit, tregon se i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi Ebu Ubejde Ibn Xherrahun në Bahrejn për të mbledhur taksën e xhizjes. Atëkohë i Dërguari i Allahut a.s. kishte vendosur paqë tashmë me popullin e Bahrejnit dhe kishte emëruar si sundues të tyre Ala Ibn Hadrainiun. Kështu, kur Ebu Ubejde u kthye me paratë nga Bahrejni, ensarët dëgjuan për ardhjen e tij, kohë që përkoi me vaktin e faljes së namazit të agimit me Pejgamberin a.s.. Pasi u priu atyre në falje, i Dërguari i Allahut a.s. u largua dhe ensarët i dolën para. Kur i pa ata, ai (a.s.) buzëqeshi dhe tha: "Më duket se keni dëgjuar që Ebu Ubejde ka sjellë diçka." Ata i thanë: "Po, o i Dërguari i Allahut!" Ai u tha: "Gëzohuni dhe shpresoni të gjeni dçika që do t'ju kënaqë! Për Allah! Nuk është varfëria ajo që kam frikë për ju, por kam frikë se do t'u rrëmbejë jeta luksoze e dynjasë, siç ndodhi me popujt e kaluar para jush. E kështu, ju do të rivalizoni mes jush për hir të saj, siç rivalizuan edhe ata mes tyre dhe ajo ka për t'ju shkatërruar, ashtu siç i shkatërroi ata." (3158)
URL:
›  1339 Xhubejri tregon: "Umeri r.a. dërgoi njerëzit (ushtrinë muslimane) në vendet e mëdha për të luftuar idhujtarët. Kur Hurmuzan përqafoi
Islamin, Umeri i thotë atij: "Do të desha të shqyrtoja me ty për sa u takon këtyre vendeve që të sulmoj." Hurmuzani i tha: "Po, shembulli i këtyre vendeve dhe i banorëve të tyre që janë armiq të muslimaneve është si një zog me një kokë, me dy krahë dhe me dy këmbë: në qoftë se i thyhet njëri krah, ai do të mund të ngrihet mbi dy këmbët, me një krah dhe me kokën; po t'i thyhet edhe krahu tjetër, ai do të mund të ngrihet mbi dy këmbët dhe me kokën, por, po t'i thyhet koka, atëherë dy këmbët, dy krahët dhe koka (e thyer) do të bëhen pa asnjë vlerë. Koka pra, është Kisra (Perandori i Persisë), njëri krah është Çezari (Perandori i Romës dhe i Bizantit) dhe krahu tjetër është Farisi (Persia). Kështu pra, urdhëroi muslimanët t'i drejtohen Kisras." Dhe kësisoj Umeri r.a. na dërgoi ne (në drejtim të Kisras) dhe emëroi Nuëman Ibn Muhanin komandantin tonë. Kur ne arritëm në tokën e armikut, na doli përfaqësuesi i Kisras me dyzet mijë forca. Një përkthyes u ngrit dhe tha: "Le të më flasë mua dikush nga ju!" Mugira iu përgjigj: "Pyet ç'të duadh." E pyeti: "Kush jeni ju?" Mugira iu përgjigj: "Ne jemi arabë. Kemi pasur një jetë të mjerë e të vështirë, një jetë të shkatërruar, përtypnin lëkurat dhe bërthamat e hurmave nga uria, vishnim rroba të bëra nga leshi i deveve dhe i dhive, adhuronin pemët dhe gurët. Kur ishim në këtë gjendje, Zoti i qiejve dhe i tokave, i lartësuar qoftë Emri e Tij dhe e Lartësuar qoftë Madhështia e Tij, dërgoi te ne Pejgamberin a.s., një njeri nga gjiri ynë, të cilit ia njohim mirë babain dhe nënën. Kështu, Pejgamberi ynë a.s., i Dërguari i Zotit tonë na ka urdhëruar që t'ju luftojmë, derisa të adhuroni vetëm Allahun, Një e të Vetëm, ose të na jepni xhizje (taksë). Po kështu, Pejgamberi ynë a.s. na ka treguar se nga Mesazhi i Zotit tonë është se cilido nga ne që bie dëshmor, do të hyjë në Xhenet, ku do të përjetojë një begati të atillë, të cilën nuk ka parë kurrë dhe se kushdo nga ne që mbetet gjallë, do të bëhet padroni juaj." Pas kësaj Nuëmani i tha (Mugiras): "Nëse Allahu do të ta kishte bërë të mundur të merrje pjesë me Pejgamberin a.s. në një betejë si kjo, ai nuk do të të kishte fajësuar për pritjen dhe nuk do të të kishte fyer. Ndërsa unë kam qenë me të Dërguarin e Allahut a.s. në shumë beteja dhe ai e kishte zakon që, nëse nuk hynte në betejë në orët e paradites, atëherë priste derisa të frynte era dhe të vinte koha për faljen e namazit (të drekës pasi dielli të kalonte zenitin)." (3151, 3160)
URL: