1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1202. Ali Imran - Fjala e Allahut, Lavdi i qoftë Atij: "Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët ..." (Kuran, 3:186)
›  1727 Usama Ibn Zejdi r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. kishte hipur në gomar i veshur me një rrobë të trashë të endur në Fadak, ndërsa unë isha pas tij. Ai po shkonte të vizitonte
Saad Ibn Ubadan te fisi Beni Harith Ibn Hazrexh. Kjo ngjarje ka ndodhur para luftës së Bedrit. Pejgamberi a.s. kaloi pranë një grupi njerëzish, në të cilin ndodhej edhe Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli para se të bëhej musliman. Kur ç'të shohësh! Në atë kuvend ishin përzier njerëz të feve të ndryshme: muslimanë, idhujtarë dhe çifutë. Aty ndodhej edhe Abdullah Ibn Revaha. Kur nga gomari u ngrit pluhur dhe i mbuloi ata njerëz, Abdullah Ibn Ubej • zuri hundën me rrobën e tij dhe tha: "Mos na bëni me pluhur." I Dërguari i Allahut a.s. ndaloi, i zbriti gomarit dhe i ftoi ata për tek Allahu (që të pranojnë Islamin). U këndoi atyre edhe Kuran. Pas kësaj Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul tha: "O njeri! S'ka gjë më të mirë se sa ajo që po thua, në qoftë se ajo është e vërtetë. Prandaj mos na shqetëso në kuvendet tona. Kthehu te kafsha jote nga erdhe dhe, në qoftë se të vjen ndokush, atëherë lexoji atij përrallat e tua." Atëherë Abdullah Ibn Revaha tha: "Jo, o i Dërguari i Allahut! Sille ç'ke për të na sjellë në këtë kuvend, sepse në të vërtetë, ne e duam shumë." Kësisoj, muslimanët, paganët dhe çifutët filluan të fyejnë njëri-tjetrin aq sa qenë gati të përleshen. Pejgamberi a.s. vazhdoi t7i qetësojë derisa pushuan, pastaj i hipi kafshës dhe vazhdoi rrugën, derisa hyri te Saad Ibn Ubada dhe i tha: "O Saad! A nuk e dëgjove çfarë tha Ebu Hubabi?!",- Ebu Hubabi është Abdullah Ibn Ubej,- "Ai tha kështu e ashtu." Saad Ibn Ubada tha: "O i Dërguari i Allahut! Fale dhe ndjeje atë. Betohem për Atë i që të zbriti ty Librin! Allahu e solli të Vërtetën që ta ka zbritur ty, në një kohë kur njerëzit e këtij qyteti oaz (Medines) kishin vendosur që ta kurorëzonin atë si prijës dhe t'i lidhin çallmën në kokë.
Por, kur Allahu e kundërshtoi vendimin e tyre me të Vërtetën që ta dha ty, Abdullah Ibn Ubein e mbyti xhelozia dhe prej saj ka vepruar ashtu siç e ke parë." Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. e fali atë, sepse asokohe Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij i falnin politeistët dhe ithtarët e Librit, ashtu siç i kishte urdhëruar Allahu dhe i përballonin fyerjet dhe mundimet e tyre me durim. Kështu pra, Pejgamberi a.s. iu përmbajt fort parimeve të faljes ndaj tyre, për aq kohë sa Allahu e urdhëroi të mbante atë sjellje. Pastaj Allahu e lejoi t'i luftonte ata. Për këtë arsye, kur i Dërguari i Allahut a.s. bëri luftën e Bedrit, ku nëpërmjet tij Allahu vrau fisnikët e parisë pagane kurejshe, Ibn Seluli dhe ata paganët që ishin me të thanë: "Kjo çështje tashmë duket qartë (Islami ka dalë ngadhënjimtar)" Në këtë mënyrë ata ia dhanë besën të Dërguarit të Allahut a.s. për Islamin dhe u bënë muslimanë// (4566)
URL: