1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1542. Rrahja me degë hurme dhe me këpucë
›  2159 Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë sollën te Pejgamberi a.s. një burrë që kishte pirë verë. Ai tha: "Rriheni atë!" Kështu, disa prej nesh e rrahën me duar, disa me këpucët e tyre, disa me rrobat e tyre duke i bërë si kërbaç.
Pasi e lamë, dikush i tha atij: "Allahu të poshtëroftë!" Kur dëgjoi këtë, Pejgamberi a.s. tha: "Mos thoni ashtu, sepse kështu ju ndihmoni shejtanin që ta mundë atë." (6777)
›  2160 Tregohet se Ali Ibn Ebi Talibi r.a. ka thënë: "Nuk do të më vinte keq për askënd që do të vdiste duke marrë ndëshkimin e merituar e të ligjshëm përveçse për pijanecin. Arsyeja është se, nëse ai do të vdiste duke u ndëshkuar, atëherë unë do të duhej t'i paguaja paratë e gjakut familjes së tij, ngaqë i Dërguari i Allahut a.s. nuk ka urdhëruar ndëshkim të përcaktuar për pijanecin." (6779)
›  2161 Umeri Ibn Hattabi r.a. tregon Në kohën e Pejgamberit a.s. ishte një burrë i quajtur Abdullah dhe me nofkën 'gomari'. Ai gjithnjë e bënte për të qeshur të Dërguarin e Allahut a.s.. Ndërkaq Pejgamberi a.s. e kishte ndëshkuar atë me fshikullime, për shkak të pirjes së alkoolit. Një ditë e sollën te Pejgamberi a.s. për të njëjtin shkak dhe ai urdhëroi të dënohej, kështu që e fshikulluan. Atëherë një burrë nga turma thirri: "O Allah, mallkoje atë! Sa shpesh që e sjellin te Pejgamberi a.s. për të njëjtën gjë!" Por Pejgamberi a.s. tha: "Mos e mallko atë sepse, pasha Allahun, unë e di që ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij!" (6786)