1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 274. (pa titull)
›  368 Sipas hadithit nr. 96 përmendet: 'Tasi të mbushen njëqind vjet." Në një hadith tjetër Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Askush që është në tokë sonte nuk do të jetë më i gjallë pas plotësimit të njëqind vjetëve nga kjo natë", duke nënkuptuar, kur ai shekull dhe njerëzit e atij shekulli do të kalonin nga kjo botë. (601)
URL:
›  369 Abdurr-Rrahman Ibn Ebu Bekr r.a. tregon se banorët e Suffa-s ishin njerëz të varfër dhe se Pejgamberi a.s. tha: "Kush ka ushqim sa për dy vetë, të marrë një të tretë prej këtij fisi; e kushdo që ka ushqim sa për katër vetë duhet të marrë një ose dy prej tyre." Ebu Bekri mori tre vetë prej tyre, kurse Pejgamberi a.s. mori dhjetë. Ne ishim (tre vetë në shtëpi): babai, nëna dhe unë. (Teguesi i dytë thotë se dyshon nëse Abdurr- Rrahmani tha edhe për gruan e vet dhe për shërbëtorin që kishin bashkë në shtëpinë e tyre dhe në atë të Ebu Bekrit.) Ebu Bekri hëngri darkë tek Pejgamberi a.s. dhe qëndroi atje derisa u fal namazi i Darkës. Pastaj u kthye përsëri tek ai dhe qëndroi atje derisa hëngri darkë Pejgamberi a.s. Ai erdhi në shtëpi pasi kishte kaluar nga nata aq sa deshi Allahu (një pjesë e mirë e saj). I thotë atij e shoqja: "Çfarë të pengoi nga miqtë (ose tha miku) tuaj?" Ai i tha: "A nuk u ke shtruar akoma darkë?" Ajo i tha: "Ata nuk deshën të hanë derisa të vije ti. Ne ua sollëm darkën, por ata nuk pranuan." Unë u largova dhe u fsheha (pasi kisha frikë prej Ebu Bekrit), ndërkohë ai më thirri: "O Gnnther (fjalë e ashpër)!" Pastaj më tha edhe fjalë të tjera fyese dhe pastaj i tha (familjes së vet): "Hani! Nuk u them aspak bujrëm!" Pastaj (u soll darka), ndërsa Ebu Bekri u betua: "Për Allah! Nuk do të ha kurrë nga ky ushqim." Për Allah! Sa herë që çdonjëri prej nesh (unë dhe miqtë nga Suffa) merrte ndopak nga ushqimi, ai shtohej që nga poshtë. Të gjithë ne hëngrëm derisa u ngopëm, ndërsa ushqimi qe më shumë se sa para se të shtrohej. Ebu Bekri e vështroi atë, por e shihte që ai ishte siç qe para se të shtrohej, madje edhe më shumë se aq. Ai iu drejtua gruas së tij (duke i thënë): "O motra e Beni Firas! Ç'është kjo?" Ajo i tha: "O kënaqësia e syrit tim! Ushqimi tani është tri herë më shumë se sa qe më përpara." Kështu, Ebu Bekri hëngri prej tij dhe tha: "Padyshim që gjithë kjo ka qenë prej shejtanit", donte të thoshte: betimi që ai bëri për të mos ngrënë. Pastaj mori një kafshatë prej tij ndërsa pjesën tjetër të ushqimit e mori dhe e çoi te Pejgamberi a.s., i cili mbeti tek ai (a.s.) deri të nesërmen. Pati një marrëveshje mes nesh dhe njerëzve të tjerë, por kur ajo kaloi, Pejgamberi a.s. na ndau ne në dymbëdhjetë grupe (të gjithë shokët e Pejgamberit a.s.), secili grup i prirë nga një burrë. Allahu e di më mirë se sa pati nën komandën e çdo prijësi të grupeve. Kësisoj pra, të gjithë ata (dymbëdhjetë grupet e burrave) hëngrën prej atij ushqimi, (ose seç tha ai fjalë të ngjashme thotë treguesi i dytë i hadithit). (602)
URL: