| 
                            
                            Kapitulli: 939. Më i miri i njerëzve është ai besimtar, luftëtar i paepur me jetën e tij dhe me pasurinë e tij për Çështjen e Allahut
                            
                            
                                     
                                         
                                        1205.  
                                            
                                        
                                        Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Dikush pyeti: "O i Dërguari i Allahut! Kush është më i miri i njerëzve?" I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: "Besimtari që lufton për Çështjen e Allahut me jetën dhe me pasurinë e tij." Ata e pyetën: "Cili vjen pastaj?" Ai u përgjigj: "Besimtari që rri në një luginë të vetmuar, duke adhuruar Allahun dhe duke i lënë njerëzit të qetë nga të këqijat e tij." (2786) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1206.  
                                            
                                        
                                        Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Shembulli i luftëtarit për Çështjen e Allahut - dhe Allahu e di më mirë se kush lufton për Çështjen e Tij - është si shembulli i atij që agjëron dhe falet paprerë. Allahu garanton se do ta fusë atë në xhenet, në qoftë se ai vritet, ose do ta kthejë atë shëndoshë e mirë me shpërblime të mëdha dhe/ose me plaçkë lufte." (2787) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |