| 
                            
                            Kapitulli: 946. Veprat e mira para pjesëmarrjes në xhihad
                            
                            
                                     
                                         
                                        1216.  
                                            
                                        
                                        Berau r.a. tregon: "Një burrë i mbuluar me përkrenare hekuri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! A të luftoj apo të hyj në Islam më parë?" Pejgamberi a.s. i tha: "Më parë prano Islamin, pastaj lufto!" Kështu, ai pranoi Islamin, shkoi në luftë dhe ra dëshmor. I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Punoi pak dhe u shpërblye shumë." (2808) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |