| 
                            
                            Kapitulli: 950. Rasti i një femohuesi që vret një musliman, pastaj pranon Islamin, bën vepra të mira dhe vritet (për Çështjen e Allahut)
                            
                            
                                     
                                         
                                        1220.  
                                            
                                        
                                        Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Dy burra Allahu i pret duke qeshur: njëri vret tjetrin dhe që të dy hyjnë në Xhenet. I pari lufton për Çështjen e Allahut dhe vritet, pastaj Allahu e pranon pendimin (pranimin e Islamit nga ana) e vrasësit, i cili më pas bie dëshmor në Rrugën e Allahut." (2826) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1221.  
                                            
                                        
                                        Ebu Hurejra r.a. tregon: "Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s., kur ai ishte në Hajber pas marrjes së qytetit nga muslimanët, dhe i thashë: "O i Dërguari i Allahut, më jep edhe mua pjesë (nga tokat e Hajberit)." Një nga bijtë e Seid Ibn Aas tha: "O i Dërguari i Allahut! Mos i jep atij hise." Thashë: "Ky është vrasësi i Ibn Kaukalit." Djali i Seidit tha: "Çudi me këtë lepurin që na ka zbritur nga (bjeshkët) e malit Kadum më fajëson mua për vrasjen e një muslimani, të cilin Allahu e lartësoi me duart e mia, ndërkohë që mua nuk më poshtëroi me duart e tij." (Përcjellësi i dytë i hadithit shton: "Nuk e di nëse Pejgamberi a.s. i dha atij hise apo jo") (2827) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |