| 
                            
                            Kapitulli: 955. Hapja e Hendekut
                            
                            
                                     
                                         
                                        1226.  
                                            
                                        
                                        Enesi r.a. tregon: "Muhaxhirët dhe ensarët filluan të hapin Hendekun (rreth Medines duke e mbajtur dheun në krahë dhe) duke thënë: "Ne jemi ata që Muhamedit (a.s.) i kemi dhënë besën, Se do të mbajmë Islamin sa të kemi jetesën" dhe Pejgamberi a.s. u përgjigjej: "O Allah, nuk ka mirësi tjetër, veçse në Alnret, Prandaj bekoji ensarët dhe muhaxhirët!" (2835) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1227.  
                                            
                                        
                                        Berau r.a. tregon: "E kam parë Pejgamberin a.s. ditëve të (luftës kundër) Lidhjes së Madhe të mbante dhë në krahë, ndërsa bardhësinë e barkut ia kishte mbuluar pluhuri dhe thoshte: "Po të mos islie Ti (o Allah,) nuk do të ishim udhëzuar, nuk do të ishim falur e nuk do të kishim dhuruar. Prandaj zbrite qetësinë mbi ne e na iforco këmbët në përballje! Në të vërtetë, ata njerëz na janë ngritur kundër. Ndonëse duan të na sprovojnë, ne s'jemi lëkundur." (2837) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |