| 
                            
                            Kapitulli: 965. Hisja e kalit (nga plaçka e luftës)
                            
                            
                                     
                                         
                                        1241.  
                                            
                                        
                                        Tregon Ibn Umeri r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. i ka vendosur dy pjesë kalit dhe një pjesë kalorësit të tij (nga plaçka e luftës). (2863) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1242.  
                                            
                                        
                                        Bera Ibn Azibi r.a. tregon: "Dikush më pyeti: "A ikët nga fusha e betejës ditën e luftës së Hunejnit, duke e braktisur të Dërguarin e Allahut?" I thashë: "Por i Dërguari i Allahut a.s. nuk iku. Havazinët qenë harkëtarë të mirë. Kur u ndeshëm me ta, ne i sulmuan dhe ata ia mbathën. Ndërsa muslimanët filluan të mblidhnin plaçkën e luftës, kur ja! Paganët na dolën përpara me shigjeta, por i Dërguari i Allahut a.s. nuk iku. Vërtet që e pashë atë në mushkën e tij të bardhë dhe Ebu Sufjani po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi a.s. po i thoshte: 'Unë jam Pejgamberi pa asnjë gënjeshtër, unë jam nga bijtë e Abdul- Mutalibit'." (2864) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |