| 
                            
                            Kapitulli: 970. Shërbimi gjatë betejave
                            
                            
                                     
                                         
                                        1248.  
                                            
                                        
                                        Enesi r.a. tregon: ''Shkova me të Dërguarin e Allahut a.s. në Hajber që t'i shërbeja atij. (Më pas) kur Pejgamberi a.s. u kthye në Medine, sapo pa malin e Uhudit, tha: "Ky është një mal që na do ne dhe ne e duam atë." [Pastaj ai bëri me shenjë nga Medina dhe tha: O Allah! Unë e bëj të shenjtë Medinen ndërmjet dy maleve të saj, ashtu siç e bëri Ibrahimi a.s. të shenjtë Mekën. O Allah! Na beko ne mudd-in dhe sa'-in tonë (njësi matëse)."] (Shih hadithin nr. 1016) (2889) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1249.  
                                            
                                        
                                        Enesi r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. (në një udhëtim). (Nuk kishte hije askund) dhe hija e vetme që kishim qe sa i bënim hije vetes me rrobën e tonë. Ata që agjëronin nuk bënë asnjë punë, ndërsa ata që nuk agjëronin, u shërbyen deveve, mbajtën ujë me to dhe u shërbyen të sëmurëve (dhe të plagosurve). Për këtë Pejgamberi a.s. tha: "Sot, ata që nuk agjëronin morën (të gjithë) shpërblimin." (2890) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |