| 
                            
                            Kapitulli: 981. Lutja që Allahut t'i shpartallojë e t'i trondisë idhujtarët
                            
                            
                                     
                                         
                                        1263.  
                                            
                                        
                                        Abdullah Ibn Ebi Eufa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. u lut për keq kundër idhujtarëve ditën e betejës me Ahzabët me këtë dua: "O Allah! Shpallësi i Librit të Shenjtë (Kuranit), i Shpejti në llogari! O Allah! Shpartalloji Ahzabëtl O Allah! Shpar- talloji dhe tronditi ata!" (2933) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1264.  
                                            
                                        
                                        Aishja r.a. tregon: "Një herë çifutët erdhën te Pejgamberi a.s. dhe i thanë: "Es-Samn alejke - vdekja qoftë mbi ty". Kështu që edhe unë i mallkova ata. Pejgamberi a.s. më pyeti: "Ç'pate ti?" Unë i thashë: "A nuk i dëgjove se ç'thanë?" Pejgamberi a.s. më tha: "A nuk dëgjove se ç'u thashë? (U thashë): Ve alejkiun -edhe mbi ju." (2935) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |