| 
                            
                            Kapitulli: 988. Dhënia e besës gjatë betejës për të mos e braktisur atë
                            
                            
                                     
                                         
                                        1271.  
                                            
                                        
                                        Ibn Umeri r.a. tregon: "Kur u kthyem vitin tjetër (pas paqes së Hudejbijes), nuk u bashkuan as edhe dy vetë nga ne në të njëjtin mendin se cila qe pema nën të cilën ne kishim dhënë besën dhe kjo nga Mëshira e Allahut." Përcjellësin e dytë të hadithit (Nafiun) e pyetën: "Për çfarë ua mori besën atyre Pejgamberi a.s.? për vdekjen?" Ai u përgjigj: "Jo, ai ua mori atyre besën për të qenë të duruar." (2958) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1272.  
                                            
                                        
                                        Abdullah Ibn Zejdi r.a. tregon: "Gjatë kohës së luftës së Harra-s, erdhi dikush dhe më tha: "Ibn Handhale po u merr besën njerëzve për vdekje." Ai i thotë: "Pas të Dërguarit të Allahut a.s., uë kurrë nuk do t'i jap besën askujt për një gjë të tillë." (2959) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1273.  
                                            
                                        
                                        Selema Ibn Akva r.a. tregon: "I dhashë besën Pejgamberit a.s. (në Hudejbije) dhe pastaj shkova në hijen e një peme. Kur u pakësuan njerëzit rreth Pejgamberit a.s., ai më thirri: "O Ibn Akva! A nuk do të ma japësh besën?" I thashë: "O i Dërguari i Allahut, ta dhashë besën." Ai a.s. më tha: "Edhe një herë tjetër." Kështu unë ia dhashë besën për herë të dytë." Kur e pyetën atë: "Për çfarë ia dhatë Pejgamberit a.s. besën atë ditë", ai tha: "Ia dhamë atij besën për vdjekje (për ta pasuar atë deri në vdekje)." (2960) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                         
                                        1274.  
                                            
                                        
                                        Muxhashi r.a. tregon: "Unë dhe vëllai im shkum te Pejgamberi a.s. dhe i kërkova që ai të na merrte besën për Hixhret (shpërngulje nga vendi i mosbesimit në vendin e Islamit). Ai a.s. tha: "Hixhreti tashmë ka kaluar bashkë me njerëzit e tij." E pyeta: "Për çfarë do të na e marrësh ne besën atëherë?" Ai a.s. tha: "Do t'jua marr besën për Islam dhe për xhihad." (2962, 2963) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |