| 
                            
                            Kapitulli: 997. Çfarë nuk pëlqehet në ngritjen e zërit në thirrjen e tekbirit (Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi)
                            
                            
                                     
                                         
                                        1284.  
                                            
                                        
                                        Ebu Musa r.a. tregon: "Ishim me të Dërguarin e Allahut a.s. (gjatë haxhit). Sa herë që hipnim në ndonjë vend të ngritur thirrnim: "Laa ilalie il- lAllah v-Allahu Ekber - Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një dhe Allahu është më i Madhi" dhe zërat tanë ngriheshin shumë, kështu që Pejgamberi a.s. na tha: "O ju njerëz! Jini të mëshirshëm ndaj vetes suaj (mos i ngrini zërat), pasi nuk po i thërrisi një shurdhi apo ndonjërit që nuk e keni të pranishëm, përkundrazi në të vërtetë (ju po i luteni) Një (Allahut) i Cili vërtet është me ju dhe padyshim që Ai është Gjithëdëgjues, gjithnjë i Afërt (pranë gjithçkaje), më i Larti/' (2992) 
                                     
                                    
                                
                                    
                                
                         |