1018.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut e ka ndaluar shitjen e ushqimit para se të peshohet dhe të kalojë plotësisht në dorë të tij. E pyetën Ibn Abbasin: "Si është kjo?" Ibn Abbasi u përgjigj: "Kjo është njësoj si të shesësh para për para, pasi ushqimi nuk i është dorëzuar blerësit të parë, i cili tashmë u bë shitës i tij." (2132)
|