1019.
Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Bërja trambë (shkëmbimi) e floririt me flori është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe gruri me grurë është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe hurmat me hurma është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe elbi me elb është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë." (2134)
|