1020.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar: që një qytetar të shesë mall në emër të një fshatari; edhe shitjen nexhsh; edhe një shitës nuk duhet të nxisë dikë i cili ka blerë diçka ta kthejë atë për t'i blerë mallin e vet; nuk duhet kërkuar edhe dora e një vajze që është fejuar me dikë tjetër; edhe një grua nuk duhet të nxisë një grua tjetër që të ndahet nga burri për t'i zënë asaj vendin." (2140)
|