1350.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu, më i Lartësuari, thotë: 'Biri i Ademit (njeriu) më fyen Mua, ndonëse nuk duhet ta bëjë kurrë një gjë të tillë; ai më quan gënjeshtar, ndonëse nuk duhet ta bëjë kurrë një gjë të tillë! Fyerja e tij është kur thotë se Unë kam fëmijë, ndërsa përgënjeshtrimi i tij është kur thotë: "Zoti nuk do të më rikrijojë, siç më krijoi në fillim". (3193)
|