704.
Ebu Hurejra r.a. tregon se një beduin erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "Më trego një punë që, po ta përmbush atë, do të më bëjë të hyjë në Xhenet." Pejgamberi a.s. tha: "Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër me Të, a në vend të Tij; të falësh me përpikmëri namazet e përcaktuara; të japësh detyrimin e zekatit dhe të agjërosh muajin e Ramazanit." Beduini tha: "(Betohem) për Allahun, në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë nuk do të shtoj asgjë mbi këto." Kur ai u largua, Pejgamberi a.s. tha: "Kushdo që don të shohë burrë nga banorët e Xhenetit le të shohë këtë!" (1397)
|