705.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Kur vdiq i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri r.a. u bë kalif pas tij, disa arabë u kthyen në fe mohues, (Ebu Bekri r.a. u shpalli luftë atyre). Umeri r.a. i tha Ebu Bekrit r.a.: "Si do t'i luftosh ata njerëz, ndërkohë që i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Jam urdhëruar nga Allahu t'i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë 'laa. ilahc il-lAllah' (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut) dhe kush dëshmon këtë, atëherë ai e ka të mbrojtur prej meje jetën e tij dhe pasurinë e tij, përveç çfarë përmban e drejta e kësaj dëshmie (në qoftë se tejkalon ligjet Islame, do të ndëshkohet drejtësisht sipas ligjeve Islame), ndërsa llogaria e tij do të jetë tek Allahu,,?!,/ Ebu Bekri r.a. tha: "Për Allah! Do t'i luftoj ata të cilët bëjnë dallim ndërmjet Namazit dhe zekatit, sepse me të vërtetë që zekati është e drejta e merituar e detyrueshme mbi pasurinë (sipas Ligjeve të Allahut). Për Allah! Nëse nuk pranojnë të më japin edhe një kec të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut a.s.,do t'i luftoja ata për mosdhënien e tij." Pastaj Umeri r.a. tha: "Për Allah! Nuk qe gjë tjetër, veçse Allahu vërtet ia hapi gjoskin Ebu Bekrit drejt vendimit të tij (për t'i luftuar) dhe e kuptova se ai vendim qe i drejtë dhe i vërtetë." (1399. 1400)
|