866.
Katadeh tregon: "Një herë e pyeta Enesin r.a.: "Sa herë ka bërë umre Pejgamberi a.s.?" Enesi niu përgjigj: "Katër herë: umre e Hudejbijes në Dhul-Ka'da kur paganët e ndaluan atë; umre një vit më vonë, në Dhul-Ka'da, pas lidhjes së paqes me ta; umre nga Xhirana, ku ai shpërndau plaçkën e luftës (Më duket se nënkuptonte plaçkën nga lufta e Hunejnit) dhe umre bashkë me Haxhin e Lamtumirës." E pyeta: "Po haxh, sa herë ka bërë?" Enesi r.a. tha se Pejgamberi a.s. ka bërë haxh vetëm një herë." (1778)
|