1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 32. Vlerat dhe virtytet e Medines
›  902 Enes r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Medina është Harem (vend i shenjtë) prej këtu deri atje (prej filan vendi deri në filan vend). Pemët e saj nuk duhet të priten, as nuk duhet të shpiken herezi në të dhe as nuk duhet të bëhen gjynahe në të. Dhe kushdo që shpik herezi ose bën gjynahe (vepra të liga) në të, atëherë ai do të tërheqë mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve." (1867)
URL:
›  903 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Për herë të parë me gojën time Medina bëhet e shenjtë ndërmjet dy maleve Harra (male shkëmbore me gurë vullkanikë të zinj)." Pataj shkoi te fisi Beni Harixha dhe u tha: "Shoh të keni dalë jashtë kufinjve të Haramit", por duke parë përreth tha: "Jo, ju jeni brenda kufinjve të shenjtë të saj." (1869)
URL:
›  904 Aliu r.a. tregon: "Nuk kemi gjë tjetër përveç Librit të Allahut dhe këtë letër të shkruar nga Pejgamberi a.s. (në të cilën shkruhet): Medina është e shenjtë nga Mali Air në filan vend (Mali Theur) dhe kushdo që shpik herezi në të a bën gjynahe, ose strehon një njeri të tillë që sjell herezi a që bën gjynahe, atëherë një njeri i tillë do të tërheqë mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të gjithë njerëzve, atij nuk do t'i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira të adhurimit, të detyruara ose të lira (nafile) qofshin. Dhe strehimi që i jep dikujt një musliman, duhet të respek- tohet nga të gjithë muslimanët, ndërsa, kushdo që tradhton muslimanin për këtë, atëherë ai tërheq mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve; atij nuk do t7i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira të adhurimit: të detyruara ose të lira (Nafile) qofshin. Dhe kushdo (rob i liruar) që shkon ndër padronë të tjerë në vend të atyre të cilët i dhanë lirinë pa lejen e këtyre, ai tërheq mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve; atij nuk do t'i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira ta adhurimit: të detyruara ose të lira (Nafile) qofshin. (1870)
URL:
›  905 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Qeshë i urdhëruar të shpërngulem te një qytet, i cili do t'i gëlltisë (do t'i pushtojë dhe do t'i sundojë) qytetet e tjera dhe që quhet Jathrib. Ai është Medina, e cila i nxjerr jashtë njerëzit e ligj, ashtu siç i largon furra e shkrirjes ndryshqet e hekurit." (1871)
URL:
›  906 Ebu Hurejra r.a. tregon: "U kthyem me Pejgamberin a.s. nga Tebuku dhe, kur mbërritëm afër Medines, Pejgamberi a.s. tha: "Kjo është Taba"." (1872)
URL:
›  907 Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Njerëzit do ta lënë Medinen pavarësisht nga gjendja më e mirë që do të ketë dhe askush nuk do të banojë në të, veçse shpendë dhe kafshë të egra. Njerëzit e fundit që do të vdesin do të jenë dy çobanë nga fisi Muzejna, të cilët do t'i drejtojnë dhentë e tyre drejt Medines, por nuk do të gjejnë asnjë njeri në të dhe, kur të arrijnë në luginën Thanij-jetel-veda, do të bien të vdekur me fytyrë përtokë.,/ (1874)
URL:
›  908 Sufjan Ibn Ebi Zubeiri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Do të çlirohet Jemeni dhe do të vijnë njerëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t'u binden atyre që të shpërngulen (për në Jemen). Dhe Medina do të jetë më mirë për ta, veç sikur ta dinin! Do të çlirohet edhe Shami dhe do të vijnë nj.erëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t'u binden atyre që të shpërngulen (për në Sham). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dinin! Edhe Iraku do të çlirohet dhe do të vijnë njerëz që do të shpër- ngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t'u binden atyre që të shpërngulen (për në Irak). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dininr (1875)
URL:
›  909 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Me të vërtetë që imani (besimi) kthehet përsëri në Medine, ashtu siç kthehet gjarpri përsëri në vrimën e vet (kur është në rrezik)" (1876)
URL:
›  910 Saad r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Kushdo që do të thurë ligësi kundër banorëve të Medines, do të shkrihet (shkatërrohet) ashtu siç shkrihet kripa në ujë." (1877)
URL:
›  911 Usama r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. u ngjit lart në majë të një kalaje nga kalatë (a ndërtesat e larta) të Medines dhe tha: "A shihni edhe ju çfarë shoh unë? (Padyshim) që unë po shoh vendet nga ku do të fillojë fitntc (sprovat, vështirësitë e mundimet) ndër shtëpitë tuaja dhe këto (fitne) do të jenë aq të shumta, sa pikat e shiut që bien në tokë." (1878)
URL:
›  912 Ebu Bekra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Tmerri i shkaktuar nga Mesihu Dexhali (Mesihu i rremë) nuk do të hyjë dot në Medine e cila atë kohë do të ketë shtatë porta dhe te secila prej tyre do të jenë dy melekë (në roje të Medines)" (1879)
URL:
›  913 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ka melekë që ruajnë hyrjet (ose rrugët) e Medines: në të nuk hyn as epidemi dhe as Dexhali." (1880)
URL:
›  914 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk do të ketë vend (qytet, vendbanim) ku të mos hyjë Dexhali, përveç Mekës dhe Medines; nuk do të ketë hyrje (për në Mekë dhe në Medine) që të mos ketë atje melekë të rreshtuar për ta ruajtur atë prej tij. Pastaj Medina do të dridhet tri herë bashkë me banorët e saj (tri tërmete) dhe Allahu do të nxjerrë prej saj gjithë mosbesimtarët dhe hipokritët." (1881)
URL:
›  915 Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. na shtjelloi një tregim të gjatë për Dexhalin dhe, mes gjërave të shumta që ai përmendi, qe edhe kjo fjalë e tij: "Dexhali do të vijë dhe do t'i jetë e ndaluar që ai të kalojë nga hyrjet e Medines. Kështu, ai do të qëndrojë në disa zona të shkreta kripore (jashtë) Medines. Atë ditë njeriu më i mirë a një nga më të mirët e njerëzve do të dalë tek ai dhe do t'i thotë: 'Dëshmoj se ti je po ai Dexhal përshkrimin e të cilit na e ka dhënë ne i Dërguari i Allahut a.s/ Dexhali do t'u thotë njerëzve: 'Nëse e vras këtë njeri dhe e sjell përsëri në jetë, a do të më dyshoni në këtë premtim?7 Do t'i thonë që jo. Pastaj Dexhali do ta vrasë atë njëri dhe do ta ngjallë përsëri. Ky njeri do të thotë: 'Tani e njoh të vërtetën për ty më mirë se më parë/ Ndërsa Dexhali do të thotë: 'Dua ta vras atë (përsëri), por nuk mundemY' (1882)
URL:
›  916 Xhabiri r.a. tregon: "Një beduin erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i dha besën se përqafoi Islamin. Ditën tjetër erdhi i sëmurë me ethe dhe i tha: "(Të lutem) ma shtyj besën (për t'u shpërngulur në Medine)." Pejgamberi a.s. e kundërshtoi tri herë kërkesën e tij pastaj tha: "Medina është si furra e farkëtarit: ajo i nxjerr jashtë papastërtitë (njerëzit e ligj e të këqinj etj.) dhe i zgjedh të mirët e i përsos ata." (1883)
URL:
›  917 Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë (duke bërë këtë dua):
"O Allah! Dhuroji Medines dy herë më tepër bekime se ç'i ke dhuruar Mekës!" (1885)
URL:
›  918 Aishja r.a. tregon: "Kur erdhi në Medine i Dërguari i Allahut a.s., Ebu Bekri dhe Bilali u sëmurën. Kur Ebu Bekrin e rënduan ethet, tha: "Gjithkush është gjallë me njerëzit e tij, megjithatë vdekja është më pranë tij se lidhëset e opingave." Ndërsa kur Bilalin e lironin ethet do ta ngrinte zërin dhe recitonte: "Sikur të rrija gjithë natën, në një luginë ku të isha i rrethuar nga idlihir dhe xhelil (dy barëra me erë të mirë)! Ah sikur një ditë të mund të pija ujin e Mexhennes! Ah sikur të më dilnin përpara (dy malet) Shamah dhe Tefil!" Pejgamberi a.s. u lut: "O Allah! Mallkoje Sheiba Ibn Rebia, edhe Utba Ibn Rebia, edhe Umejje Ibn Halef, pasi na nxorrën nga vendi ynë në vendin e epidemive." Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. tha (duke u lutur): "O Allah! Na bën që ta duam Medinen ashtu siç duam Mekën bile edhe më tepër se aq! O Allah! Na dhuro bekime në sa'in tonë dhe muddin tonë (dy masa peshe, rreth 3 dhe 4 kg, simbole të ushqimit). Na e bën klimën e Medines të përshtatshme për ne dhe largoji ethet e saj në Xhuhfa." (Shton Aishja r.a.:) Kur ne erdhëm në Medine, ajo ishte më i padurueshmi vend nga toka e Allahut dhe nëpër luginën But'han (lugina e Medines) rridhte ujë i ndotur." (1889)
URL: