1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Libri: 52. Dëshmitë
›  1175 Ibn Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i ndjekin ata, pastaj ata që i ndjekin ata (të dytët). Pas këtyre (tre brezave) do të vijnë njerëz që do të dëshmojnë para se të betohen dhe do të betohen para se të dëshmojnë." (2652)
URL:
›  1176 Ebu Bekra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. tha tri herë: " A t7u tregoj për më të madhin e gjynaheve të mëdha?" Të pranishmit i thanë: "Po, o i Dërguari i Allahut!" Ai a.s. tha: "(1) Vënia shok e Allahut në adhurim, dhe (2) të jesh i pabindur ndaj prindërve"-, pastaj u drejtua pasi ishte mbështetur (në krah në jastëk) dhe shtoi: "(3) dhe u këshilloj (ashpër) për dhënien e dëshmisë së rreme". Pastaj vazhdoi ta përsërisë këtë qortim sa thamë se kur do të mbarojë!" (2654)
URL:
›  1177 Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. dëgjoi dikë të këndojë Kuran në xhami dhe tha: "Allahu e mëshiroftë!
Vërtet, ai më kujtoi këto e ato ajete Kurani të kësaj e të asaj sureje që s'i kisha ndër mend/7 (2655)
URL:
›  1178 Aishja r.a. tregon: "Pasi fali namazin e natës në shtëpinë time, Pejgamberi a.s.dëgjoi zërin e Abbadit që po falej në xhami dhe tha: "O Aishja, a zëri i Abbadit është ky?" I thashë që po. Ai a.s. tha: "O Allah! Mëshiroje Abbadin!" (2655)
URL:
›  1179 Aishja r.a. (bashkëshorte e Pejgamberit a.s.) tregon: "Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. donte të nisej për udhëtim, ai hidhte short ndërmjet grave të tij dhe merrte me vete atë që i binte shorti. Kur doli për një betejë, ai hodhi short mes nesh dhe shorti më ra mua. Kështu, u nisa bashkë me të në kohën kur Allahu e kishte urdhëruar mbulesën për gratë. Mua më hipnin në deve dhe më zbrisnin me gjithë heudcxli. Kështu, ne ecëm derisa i Dërguari i Allahut mbaroi fushatën dhe u kthyem për në shtëpi. Ndërsa iu afruam Medines, i Dërguari i Allahut a.s. na urdhëroi të udhëtonim natën. Kur ishte dhënë urdhri për t'u nisur, unë eca derisa u largova nga kampi larg për nevojë. Pasi mbarova dhe u ktheva te kampi për t7u nisur me të tjerët, papritur vura re se varësen e qafës nuk e kisha, kështu që u ktheva ta kërkoj dhe për këtë u vonova. Njerëzit që më ndihmonin në deve, e morën heudexhin ku rrija dhe e vendosën në devenë me të cilën udhëtoja, duke menduar se isha brenda. Atë kohë gratë ishin të lehta dhe elegante dhe jo të shëndosha dhe hanin pak, kështu që ata nuk e kishin ndjerë shumë ndryshimin e peshës së hendexhit. E morën atë dhe e vendosën në deve. Ndërkohë unë isha shumë e re (rreth 15 vjeç). Kështu, ata e ngritën devenë dhe u nisën. Unë e gjeta varësen pasi ushtria kishte ikur. Kur u ktheva te kampi, nuk gjeta askënd, kështu që shkova te vendi im, ku rrija gjithnjë duke menduar se ata do ta ndjenin mungesën time dhe do të ktheheshin prapë të më kërkonin. Në këtë gjendje më erdhi gjumi dhe fjeta. Safuan Dhekvani kishte qenë pas ushtrisë dhe vjen në vendin ku isha unë në mëngjes. Kur pa hijen e një njeriu që flinte, ai erdhi drejt meje. Ai më kishte parë mua para kohës së detyrimit të mbulesës për gratë. Kësisoj, unë u ngrita kur dëgjova atë të thotë: "In-na lil-lahi ve in-na ilejhi raxhiunë - Vërtet të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi!" (Kuran, 2:156)
Ai e uli devenë e tij, zbriti prej saj dhe vuri këmbën e tij te këmbët e para të devesë. Unë hipa në të, ndërsa Safvani u nis në këmbë duke tërhequr devenë për dore, derisa arritëm ushtrinë që kishte ndaluar për të pushuar në mesditë. Atëherë pra, kush ishte caktuar për t'u shkatërruar, ra në shkatërrim, (disa njerëz më bënë akuzë të rreme), dhe prijësi i akuzuesve gënjeshtarë ishte Abdullah bin Seluli (prijësi i munafikëve, hipokritëve ne Medine). Pas kësaj mbërritëm në Medine dhe unë u sëmura për një muaj, ndërkohë njerëzit po përhapnin fjalët shpifëse të akuzuesve gënjeshtarë. Mua më dukej gjatë sëmundjes sime sikur nuk po shihja nga Pejgamberi a.s. atë ndjenjë dhe dashamirësi të zakonshme të tij, (sidomos) kur isha sëmurë. Ndërkohë ai vinte, përshëndeste dhe thoshte: "Si është ajo?" Unë nuk dija asgjë se ç'po ndodhte, derisa u përmirësova nga sëmundja që pata dhe dola me Umm Mistahin në Mesasi, vend ku dilnim për nevojë. Atëherë nuk dilnim për nevojë veçse natën dhe kjo përpara se t'i kishim banjot afër shtëpive. Kështu e kishim zakon atëherë, ashtu si bënin arabët më parë në vend të hapur ose larg shtëpive. Kështu pra, unë dola me Umm Mistahin duke ecur. Ajo u pengua nga fustani i gjatë (dhe u rrëzua) dhe tha: "U shkatërroftë Mistahi!" Unë i thashë: "Ç'fjalë të keqe po thua! Si e fyen një njeri që ka marrë pjesë në luftën e Bedrit?" Ajo tha: "O Hantah (oj ti), a nuk i ke dëgjuar se çfarë thonë për ty?" Më pas ajo më tregoi thashethemet e akuzuesve shpifës. Mua m'u shtua e m'u rëndua sëmundja dhe, kur u ktheva në shtëpi, i Dërguari i Allahut erdhi tek unë. Pasi përshëndeti, ai pyeti (shërbëtoren): "Si është ajo?" Unë i kërkova që të më lejonte të shkoja te prindërit e mi. Doja që të sigurohesha prej tyre për lajmet e përhapura. I Dërguari i Allahut a.s. më lejoi dhe unë shkova te prindërit e mi. Menjëherë pyeta nënën time: "Çfarë po përflasin njerëzit?" Ajo më tha: "O bijëza ime! Mos u shqetëso shumë për këtë. Për Allah! Nuk ka grua të shkëlqyer e joshëse që e do shumë burri i saj, i cili ka edhe gra të tjera, që ato të mos trillojnë për të." Thashë: "Lavdi i qoftë Allahut! A vërtet po përgojojnë për këtë çështje?" Atë natë qava deri në agim dhe nuk vura gjumë në sy." Përcjellësi i dytë i hadithit shton: "Kur pa se iu vonua Shpallja Hyjnore, i Dërguari i Allahut a.s. thirri në mëngjes Aliun dhe Usama bin Zejdin,për t'u këshilluar me ta për ta ndarë gruan e tij (Aishen). Usama i tregoi atij atë që ai dinte për emrin e mirë të grave të tij dhe shtoi: "O i Dërguari i Allahut, mbaje gruan tënde pasi, për Allah, ne nuk dimë për të veçse të mira! Ndërsa Aliu i tha: "O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk të ka vendosur ty kufizime, ka edhe shumë gra të tjera veç asaj, megjithatë pyet shërbëtoren të të flasë të vërtetën." Nga kjo i Dërguari i Allahut a.s. thirri Beriran dhe e pyeti: "O Berira! A ke parë ti ndonjëherë diçka tek ajo që të ngjall dyshime për të?" Berira i thotë: "Jo, për Allah, i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë kurrë nuk kam parë tek ajo ndonjë gjë të keqe e të gabuar, përveç faktit se ajo është vajzë shumë e re dhe, kur fle, harron dhe e lë brumin pa kujdes, kështu që vijnë dhe e hanë dhitë." Atë ditë i Dërguari i Allahut a.s. u ngjit në minber dhe kërkoi që dikush ta mbështeste atë për të ndëshkuar Abdullah bin Selulin. Kështu i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Kush do të më mbështesë mua për të ndëshkuar atë njeri i cili më ka lënduar rëndë duke shpifur për emrin e familjes sime? Për Allah! Unë di vetëm të mira për familjen time. Ata kanë akuzuar një burrë për të cilin unë di vetëm të mira dhe ai nuk ka hyrë kurrë në shtëpinë time, përveçse me mua." Kur ngrihet Saad bin Muadhi dhe thotë: "O i Dërguari i Allahut! Për Allah! Unë do të të liroj prej tij: në qoftë se ai njeri është nga fisi Aus, atëherë ne do t'ia heqim qafën dhe, në qoftë se është nga vëllezërit tanë, nga fisi Hazrexh, atëherë na urdhëro dhe ne do ta përmbushim urdhrin tënd." Nga kjo ngrihet Saad bin Ubada, kreu i fisit Hazrexh, që përpara kësaj kishte qenë njeri i shquar dhe i përkushtuar, i shtyrë edhe nga zelli i tij për fisin e vet dhe thotë: "Për Allah! Ti ke gënjyer, ti nuk e vret dot atë dhe nuk do të mundesh ta vrasësh." Pas tij Usaid bin Hudein ngrihet dhe i thotë, (Saad bin Ubadas): "Për Allah! Ti je gënjeshtar. Për Allah! Ne do ta vrasim atë dhe ti je hipokrit, je duke mbajtur hipokritët. Për këtë, dy fiset Aus dhe Hazrexh u acaruan shumë dhe ishin gati të luftonin me njëri-tjetrin, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. po qëndronte në minber. Ai zbriti dhe i qetësoi, derisa ata pushuan dhe ai ra në heshtje."
Aishja vazhdon: "Gjithë atë ditë unë vazhdova të qaj, aq sa lotët nuk m'u ndalën dhe nuk vura gjumë në sy. Në mëngjes prindërit e mi ishin me mua. Kisha qarë dy net dhe një ditë, aq sa mu duk se nga e qara do të më plaste mëlçia. Ndërkohë që të dy prindërit ishin ulur tek unë dhe unë po qaja, një grua ensarije më kërkoi leje që të hynte dhe unë e lashë të hynte. Ajo u ul dhe filloi të qajë me mua. Ndërkohë që të gjithë ne ishim në këtë gjendje, kur hyn i Dërguari i Allahut a.s. dhe ulet. Ai nuk ishte ulur tek unë qysh ditën që ata trilluan e më akuzuan mua. Kaloi një muaj dhe asnjë Shpallje Hyjnore nuk i zbriti atij për çështjen time. Ai a.s. tha fjalën e dëshmisë (Laa ilahe il-lAllah ve ne Muhammed-er-Resul-Allah - Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe unë, Muhamedi jam i Dërguari i Tij), pastaj tha: 'O Aishe! Kështu e ashtu fjalësh më kanë thënë për ty. Në qoftë se ti je e pafajshme dhe e dëlirë, atëherë Allahu shpejt do ta shpallë pastërtinë tënde dhe, në qoftë se ke bërë gjynah, atëherë lutju Allahut të të falë dhe pendohu tek Ai, pasi, kur robi (njeriu) pranon fajin e bërë dhe i lutet Allahut për falje, Allahu ia pranon atij pendimin/ Kur i Dërguari i Allahut a.s. mbaroi fjalën e tij, mua m'u ndalën lotët krejt dhe nuk më mbeti asnjë pikë në sy. I kërkova babait që t'i përgjigjej për mua të Dërguarit të Allahut a.s., por ai më tha: Tër Allah! Nuk di se ç'ti them të Dërguarit të Allahut a.s/ I thashë nënës që t'i fliste për mua të Dërguarit të Allahut a.sv por edhe ajo më tha: 'Për Allah! Nuk di se ç'ti them të Dërguarit të Allahut a.s/ Ndërsa vetë unë isha e re dhe nuk kisha shumë dije nga Kurani. Thashë: Tër Allah! Unë tani e di vërtet se ju keni dëgjuar se ç'po thonë njerëzit, dhe ajo ju është ngulitur në veten tuaj, aq sa e keni marrë atë si të vërtetë. Tani, nëse unë ju them juve se jam e pastër, dhe Allahu e di që unë jam e pastër dhe e pafajshme, ju nuk do të më besoni mua. Në qoftë se unë ju dëshmoj duke gënjyer se jam fajtore, dhe Allahu e di se unë jam e pastër dhe e pafajshme, atëherëju do të më besoni. Për Allah!
Unë nuk gjej dot për ju dhe për mua shembull tjetër, veçse atë të babait të Jusufit a.s. (Jakubit a.s.) i cili tha: Tor, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju' (Kuran, 12:18) Pastaj u ktheva siç isha në shtrat nga ana tjetër, gjithnjë duke shpresuar se Allahu do të provonte pafajësinë time, por për Allah, kurrë nuk kisha menduar se Allahu do të zbriste Shpallje Hyjnore për çështjen time, pasi nuk e quaja veten time aq të denjë që të flitej për mua në Kuran. Veçse shpresoja se i Dërguari i Allahut mbase do të shihte ndonjë ëndërr, me të cilën Allahu do të qartësonte pafajësinë dhe pastërtinë time. Për Allah! Pa u ngritur i Dërguari i Allahut a.s. nga vendi ku ishte dhe pa dalë askush nga dhoma, veçse atij i erdhi Shpallja Hyjnore! Kështu atë e kapi ajo gjendje e zakonshme siç e kapte (çdo herë kur i zbriste Shpallje Hyjnore). (Në këtë gjendje) ai djersiste aq shumë saqë pikat e djersës i kullonin si perla edhe pse ishte ditë e ftohtë dimri. Kur i Dërguari i Allahut a.s. u lirua nga ajo gjendje, duke qeshur, fjalën e parë që foli, më tha mua: "O Aishe! Falëndero Allahun! Ai tashmë ka shpallur pafajësinë dhe dëlirësinë tënde." Nëna ime më tha që të afrohesha tek i Dërguari i Allahut a.s., por unë i thashë: 'Jo, për Allah! Nuk do t'i afrohem dhe nuk falënderoj tjetër veçse Allahun/ Kësisoj, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: Tadyshim se ata që trilluan përgojimin janë një grup nga mesi juaj ...' (Kuran, 24:11) Kur Allahu zbriti këtë Shpallje për pafajësinë dhe dëlirësinë time, Ebu Bekr Siddiku (babai im) që gjithnjë e kishte ndihmuar me bamirësi Mistahin, sepse ai ishte i afërm i tij, tha: Tër Allah, nuk do t'i japë më asgjë Mistahit, për shkak të asaj që tha për Aishen/ Por më vonë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: 'Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t'i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që Allahu t7ju falë? Allahu është Falës e Mëshirëplotë/ (Kuran, 24: 22) Pas kësaj Ebu Bekri tha: 'Po! Për Allah! Unë dua që Allahu të më falë'- dhe zuri ta ndihmojë përsëri Mistahin, të cilin e kishte ndihmuar vazhdimisht më parë." Aishja pastaj shton: "Ndërkohë i Dërguari i Allahut a.s. kishte pyetur edhe Zejneb bint Xhahshin (bashkëshorte e Pejgamberit a.s.) për mua duke i thënë: "O Zejneb! Çfarë di dhe çfarë ke parë?" Ajo i kishte thënë: "O i Dërguari i Allahut, unë ruhem të them se kam dëgjuar ose kam parë diçka që as e kam dëgjuar dhe as e kam parë. Për Allah! Unë nuk di gjë tjetër veçse të mira për Aishen." Asokohe Zejnebi ishte rivalja ime (për bukuri dhe për dashurinë e Pejgamberit a.s.), megjithatë Allahu e ruajti atë (nga mëria dhe ligësia), sepse ajo qe e drejtë dhe e përkushtuar." (2661)
URL:
›  1180 Ebu Bekra r.a. tregon se një burrë lavdëroi një burrë tjetër në prani të Pejgamberit a.s.. Pejgamberi a.s. i tha: "Mjerë për ty! Ia preve kokën (e vrave) mikun tënd", duke e përsëritur disa herë dhe pastaj shtoi: "Kush prej jush duhet të lavdërojë vëllain e tij, atëherë ai duhet të thotë: 'Mendoj se filani është kështu e ashtu, dhe Allahu e di saktë të vërtetën, dhe unë nuk vërtetoj sjelljen dhe moralin e mirë të dikujt përpara Allahut, e mendoj atë se është kështu e ashtu/ në qoftë se ai vërtet e di një gjë të tillë për të." (2662)
URL:
›  1181 Ibn Umeri r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. më doli përpara tij në prag të betejës së Uhudit, kur unë ishte katërmbëdhjetë vjeç. Kështu, ai nuk më lejoi të merrja pjesë në atë betejë. Pastaj më doli përpara në prag të betejës së Hendekut, kur unë isha vetëm pesëmbëdhjetë vjeç dhe më lejoi (që të merrja pjesë në këtë luftë)." (2664)
URL:
›  1182 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u kërkoi disa njerëzve që të betohen dhe ata nxituan për një gjë të tillë, kështu që ai a.s. i urdhëroi që të hidhnin short ndërmjet tyre se cili prej tyre do të betohej (i pari). (2674)
URL:
›  1183 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kujt i duhet që të betohet, atëherë ai ose duhet të betohet në Allahun, ose duhet të heshtë (dhe nuk duhet të betohet në asgjë tjetër përveçse në Allahun)." (2679)
URL:
›  1184 Umm Kulthum bint Ukba r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë:
"Nuk është gënjeshtar ai që pajton njerëzit duke sjellë të dhëna të mira, ose duke thënë fjalë të mira." (2692)
URL:
›  1185 Sehb bin Saadi r.a. tregon se një herë banorët e Kubasë u zunë mes tyre aq sa qëlluan njëri-tjetrin me gurë. Kur e njoftuan të Dërguarin e Allahut a.s. për këtë, ai tha: "Le të shkojmë të gjithë dhe të bëjmë pajtim mes tyre.,/ (2693)
URL:
›  1186 Bera bin Azib r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. u nis për të kryer umren në muajin (11) Dhul-Ka'de, por mekasit nuk e lejuan të hyjnë në Mekë, derisa ai e vendosi bashkë me ta, duke u premtuar, se do të rrinte atje vetëm tri ditë. Kur hartuan marrëveshjen ndërmjet tyre, shkruajtën: "Këto janë kushtet mbi të cilat Muhamedi, i Dërguari i Allahut, (a.s.) pajtohet (të bëjë paqe) ...", kur ata (e ndërprenë leximin) dhe thanë: "Nuk pajtohemi me këtë, pasi, po të besonim se ti je i Dërguari i Allahut, ne nuk do të kishim ndaluar, por ti je Muhamedi, i biri i Abdullahut." Pejgamberi a.s. tha: "Unë jam i Dërguari i Allahut dhe unë jam Muhamedi, i biri i Abdullahut." Pastaj ai i tha Aliut r.a. (shkruesit): "Fshiji (fjalët) 'i Dërguari i Allahuf", por Aliu tha: "Jo, për Allah, unë kurrë nuk do ta fshij emrin tënd!" Kështu Pejgamberi a.s. e mori shkresën dhe shkroi (lexoi): "Kjo është çfarë ka pranuar Muhamedi, i biri i Abdullahit: Nuk do të futet në Mekë asnjë armë, përveç atyre që janë të futura në çanta. Asnjë nga banorët e Mekës nuk do të lejohet të shkojë me të (Pejgamberin a.s.) edhe sikur të dëshirojë t'i shkojë pas tij. Ai (Pejgamberi a.s.) nuk do të ndalojë asnjë nga shokët e vet që të qëndrojë në Mekë, nëse ndonjëri dëshiron të qëndrojë atje/r Kur Pejgamberi a.s. hyri në Mekë (vitin tjetër) dhe afati i përcaktuar mbaroi, mekasit shkuan tek Aliu dhe i thanë: "Thuaji shokut tënd (Pejgamberit a.s.) të dalë nga qyteti, pasi koha (për të cilën jemi pajtuar) ka mbaruar.// Kështu pra, Pejgamberi a.s. doli nga Meka, kur nga pas i ndoqi e bija e Hamzait duke thirrur: "O xhaxhai im! O xhaxhai im!" Aliu r.a. e priti atë, e mori përdore dhe i tha Fatimes r.a.: "Merre bijën e xhaxhait tënd." Zejdi dhe Xhaferi u zunë (se kush do të kujdesej) për të. Aliu tha: "Unë kam më shumë të drejtë për të, pasi ajo është bija e xhaxhait tim." Xhaferi tha: "Ajo është bija e xhaxhait tim dhe tezja e saj është bashkëshortja ime." Zejdi tha: "Ajo është bija e vëllait tim." Ndërsa Pejgamberi a.s. e gjykoi se ajo duhej tri dorëzohej tezes së vet, sepse tezja është në vend të nënës. Pastaj i tha Aliut: "Ti je pjesë e imja dhe unë jam pjesë e jotja". Xhaferit i tha: "Ti më ngjan mua në paraqitje dhe në karakter". Kurse Zejdit iu drejtua: "Ti je vëllai ynë (në Islam) dhe skllavi ynë i liruar "^1 (2699)
URL:
›  1187 Ebu Bekra r.a. tregon: "E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. në minber dhe Hasan bin Ali r.a. përkrah tij dhe ai a.s. herë shihte nga njerëzit dhe herë nga Hasan dhe po thoshte: "Ky biri im është sejjid (një fisnik i shquar) dhe shpresoj shumë që Allahu nëpërmjet tij të pajtojë dy grupe të mëdha muslimanësh.,/ (2704)
URL:
›  1188 Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. dëgjoi zëra të ngritur të dy njerëzve që po grindeshin te dera. Njëri prej tyre po i lutej që t'ia lehtësonte pak borxhin dhe të ishte i ndjeshëm, por tjetri po i thoshte:
"Për Allah, nuk e bëj një gjë të tillë!” I Dërguari i Allahut a.s. doli tek ata dhe i pyeti: "Cili është ai që u betua për Allah se nuk do të bëjë mirësi?" Ai u përgjigj: "Unë, o i Dërguari i Allahut! Unë do t'i jap atij çfarë të dojë." (2705)
URL: