1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
›  1644 Selema Ibn Akvau tregon: "U nisëm bashkë me Pejgamberin a.s. për në Hajber duke udhëtuar natën. Ndërkohë dikush nga grupi i tha Amirit: "O Amir! A nuk na reciton të dëgjojmë ndonjë nga poezitë e tua?" Amiri ishte poet dhe ngiste deve. Kështu, ai zbriti dhe filloi t'u recitojë njerëzve poezi që shkonte njësh me ritmin e gjurmëve të deveve duke thënë: "O Allah! Pa Ty ne nuk do të ishim udhëzuar në rrugë të drejtë, as nuk do të kishim dhënë sadaka dhe as nuk do të ishim falur, na fal pra çfarë kemi bërë nga gjynahet; le të bëhemi të gjithë ne kurban për Çështjen Tënde. Na dhuro qetësi dhe gjakftotësi, që të na qëndrojnë fort këmbët kur të takojmë armikun, dhe nëse ata na ftojnë në ndonjë padrejtësi, ne nuk do të pranojmë, femohuesit kanë bërë zhurmë të madhe për ndihmën e të tjerëve kundër nesh!" (Kur dëgjoi këtë) i Dërguari i Allahut a.s. pyeti: "Kush është ky (poet) që nget deve?" I thanë që është Amir Ibn Akva. Ai tha: "Allahu e mëshiroftë!" Dikush nga grupi tha: "A i është siguruar rënia shehid (dëshmor), o Pejgamberi i Allahut? Sikur të na lije të kënaqeshim me të më gjatë." Pastaj arritëm dhe e rrethuam Hajberin, derisa na goditi një uri e madhe. Më pas Allahu i Lartësuar i ndihmoi muslimanët të merrnin Hajberin. Mbrëmjen e ditës që u mor Hajberi, muslimanët ndezën zjarre të mëdhej. Pejgamberi a.s. pyeti: "Ç'janë këto zjarre? Çfarë do të gatuani që i ndizni ato?" I thanë: "Për mish." Pyeti: "Çfarë mishi?" I thanë: "Për mish gomari." Atëherë Pejgamberi a.s. tha: "Hidheni mishin dhe i thyeni vorbat!"
Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut! A ta derdhim mishin dhe t'i lajmë vorbat?" Ai u përgjigj: "Edhe kështu mundet." Kur u rreshtuan për betejë, shpata e Amirit ishte e shkurtër dhe deshi të qëllonte një çifut në këmbë, por tehu i mprehtë i shpatës iu kthye nga vetja dhe plagosi gjurin e vet. Prej kësaj vdiq. Kur u kthyem nga beteja, i Dërguari i Allahut a.s. më pa (të mërzitur). Ai më kapi për dore dhe me pyeti se ç'kisha. I thashë: "U bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty! Njerëzit thonë se Amirit i kanë humbur të gjitha veprat." Pejgamberi a.s. më tha: "Kushdo që thotë kështu ka gabuar, sepse Amiri, në të vërtetë ka marrë shpërblim të dyfishtë, - dhe ngriti dy gishta, - ai qe një luftëtar i paepur në Çështjen e Allahut dhe të paktë janë arabët që kanë arritur shembullin e tij (të veprave të mira)." Ndërsa në një hadith tjetër përcillet: "Që janë përpjekur dhe kanë luftuar si ai në Çështjen e Allahut." (4196)