1772.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ndërmjet dy fryrjeve të Surit do të jenë dyzet." Njerëzit e pyetën: "O Ebu Hurejra, dyzet ditë?" Unë nuk pranova të përgjigjem. Ata thanë: "Dyzet vjet?" Unë nuk pranova të përgjigjem. Ata thanë: "Dyzet muaj?" Unë nuk pranova të përgjigjem, por shtova: "Çdo gjë e trupit të njeriut do të zhduket përveç kockës së unazës së fundit të kërbishtes dhe prej kësaj kocke Allahu do të ribëjë trupin siç ka qenë!" (4814)
|