593.
Aliu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shkoi një natë tek ai dhe Fatimja, e bija e Pejgamberit a.s. dhe u tha: "A nuk faleni natën ju të dy?" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Shpirtat tanë janë në Duart e Allahut dhe, në qoftë se Ai do që ne të ngrihemi, atëherë Ai do të na bëjë ne që të ngrihemi." Kur i thashë këtë, ai u largua pa na thënë asnjë fjalë. Pastaj e dëgjova t'i bjerë këmbës duke thënë (ajetin): "Por njeriu është kurdoherë për çdo gjë më grindavec se çdo gjë tjetër." (Kuran, 18: 54). (1127)
|