|
899.
Kazaa, robi i Zijadit, tregon se Ebu Saidi, i cili ka marrë pjesë në dymbëdhjetë fushata luftarake të shenjta me Pejgamberin a.s., ka thënë: "Kam dëgjuar katër gjëra nga i Dërguari i Allahut a.s. (ose i tregoj ato nga Pejgamberi a.s.) të cilat më mahnitën dhe i vlerësova shumë lart. Ato janë: 1. Asnja grua nuk duhet të bëjë më tepër se dy ditë udhëtimi rrugë e pashoqëruar nga burri i vet ose nga një i afërm tjetër (me të cilin nuk i lejohet martesa). 2. Dy ditë nuk lejohet aspak agjërimi: ditën e Bajramit të Madh (të fitrit) dhe ditën e Bajramit të Vogël (të Kurbanit). 3. Nuk mund të falet asnjë namaz pas dy namazeve: Pas namazit të ikindisë deri në perëndim të diellit (namazi i mbrëmjes) dhe pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli. 4. Nuk duhet të ndërmerret asnjë udhëtim (për qëllim adhurimi), përveçse në tri xhami: Xhamia e Shenjtë në Mekë, Xhamia ime (në Medine) dhe Xhamia Aksa në Kuds (Jeruzalem).,, (1864)
|