|
921.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që dhuron dy gjëra (lloje pasurie) në bamirësi për Hir dhe për Çështjen e Allahut, do të thirret nga portat e Xhenetit dhe do t'u thuhet: 'O robët e Allahut! Këtu është ngadhënjimi/ Kështu pra, kushdo që ka qenë nga ata që gjithnjë e falën namazin, do të thirret nga porta e namazit; dhe kushdo që pati marrë pjesë në xhihad (Lufta e Shenjtë për Çështjen e Allahut), do të thirret nga porta e xhihadit; dhe kushdo që gjithnjë iu përmbajt dhe e përmbushi agjërimin, do të thirret nga porta Rejjan, dhe kushdo që qe nga ata që gjithnjë jepnin sadaka (lëmoshë e bamirësi), do të thirret nga porta e sadakasë." Ebu Bekri r.a. tha: "U bëfshin kurban prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Asnjë e keqe dhe asnjë ngushtësi nuk do t7i bjerë atij që do të thirret nga ato porta. A do të ketë ndonjë që do të thirret nga të gjitha ato porta?" Pejgamberi a.s. tha: "Po, dhe shpresoj që ti të jesh një prej atyre!" (1897)
|