| 
                                         
                                        927.  
                                            
                                        
                                        Alkama tregon: "Një herë, kur po ecja me Abdullahun r.a., ai më tha: Ishim me Pejgamberin a.s., kur na tha: " Ai që ka mundësi të martohet, duhet të martohet, sepse ajo do ta ndihmojë të ulë dhe të ruajë vështrimet (nga gjërat e ndaluara dhe nga gratë e tjera) si edhe të ruajë veten (nga punët e liga të marrëdhënieve të paligjshme imorale), ndërsa ai që nuk ka mundësi për t'u martuar, atëherë le të agjërojë, pasi agjërimi do t'ia ulë atij dëshirat epshore." (1905)
 |