Disa hadithe të zgjedhura
2071.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "
Betohem për Allahun! Unë kërkoj Falje nga Allahu dhe e drejtohem Atij me pendim më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë!
2223.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "
Kur i krijoi krijesat, Allahu shkroi në Librin e Vet të vendosur tek Ai mbi Arsh, duke ia bërë detyrim Vetes: 'Vërtet që Mëshira Ime e mund Zemërimin Tim'!
1.
Umer Ibn Hattabi r.a. (radij-Allahu anhu - Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "
Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që ka pasur çdonjëri dhe gjithsecili do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t'u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.
9.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "
Imani (besimi) përbëhet nga gjashtëdhjetë e ca degë dhe hajau (turpi) eshtë njëra nga degët e besimit.
20.
Aishja r.a. tregon: "
Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. i urdhëronte muslimanët për të bërë diçka, ai gjithnjë urdhëronte vepra të cilat ishin të lehta për t'u kryer (sipas fuqisë dhe durimit të tyre). Ata i thanë: 'O i Dërguari i Allahut! Ne nuk jemi si ti. Allahu vërtet tashmë t'i ka falur ty gjynahet e shkuara dhe të ardhme/ Nga kjo ai u nxeh derisa e tregoi këtë në fytyrën e tij, pastaj tha: "Nuk ka dyshim se ai që e ka frikë më shumë Allahun dhe që e njeh Atë më mire se të gjithë ju, jam unë'.
|